Në Ζάππειο, vjollca e xhakaranthave nuk është thjesht ngjyrë, por një gjendje e butë shpirti. Duket sikur qielli është ulur pak më poshtë dhe ka prekur degët, duke i lënë të veshura me dritë pranvere. Era lëviz lehtë mes tyre, si një dorë që nuk do të prishë asgjë, vetëm të përkëdhelë dhe për një çast, gjithçka bëhet më e thjeshtë,mendimet zbehen, zhurmat largohen dhe mbetet vetëm kjo qetësi e ëmbël që nuk kërkon asgjë, përveçse të ndjesh se je aty.
