Çudia e ndjenjave që nuk shpjegohen

Ndaje

Ka çaste në jetën e njeriut kur pyetjet nuk vijnë si stuhi, por si një frymë e lehtë që prek mendjen pa zhurmë, duke lënë pas vetes një ndjesi të thellë dhe të pashpjegueshme, sikur gjithçka që kemi menduar për dashurinë, për zgjedhjet tona dhe për fatin, të mos jetë më aq e qartë sa dikur na dukej.Sepse ndonjëherë njeriu beson se po zgjedh me vetëdije rrugën e tij, ndërkohë që në heshtje rruga duket sikur e njeh më mirë atë, sikur e thërret butësisht drejt kthesave që ai nuk i kishte parashikuar kurrë. Në këtë ndërthurje të butë mes dëshirës dhe rastësisë, “ Çudia në Mendjen Time “ e Orhan Pamuk shfaqet si një rrëfim i ngadalshëm dhe i ëmbël, ku jeta nuk nxiton të japë përgjigje, por i lejon ndjenjat të rriten si drita e pasdites që bie mbi qytet pa u vënë re, duke e bërë çdo gjë më të butë, më të thellë dhe më njerëzore. Në këtë botë të përshkruar me një finesë të veçantë, dashuria nuk është një vendim i prerë, por një ndjenjë që vjen ngadalë, që nuk troket fort, por futet në jetën e njeriut si një kujtim që nuk e di ende se është kujtim dhe pikërisht për këtë arsye bëhet edhe më i dashur, edhe më i vërtetë.Njeriu ecën nëpër rrugët e tij të përditshme duke menduar se po ndërton fatin me duart e veta, por në të njëjtën kohë ndien se diçka më e madhe, më e heshtur dhe më e butë po e udhëheq pa e detyruar, duke e shtyrë drejt takimeve, ndarjeve dhe rikthimeve që ai nuk do t’i kishte zgjedhur kurrë me mendje të kthjellët.
Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron çudia më e bukur, se jeta nuk ka nevojë të jetë gjithmonë e shpjegueshme për të qenë e bukur, sepse ndonjëherë mjafton vetëm mënyra se si ajo na prek pa zhurmë, si na ndryshon pa na pyetur, dhe si na mëson të duam edhe atë që nuk e kuptojmë plotësisht. E më pas mbetet një ndjesi e butë pajtimi me gjithçka që nuk kemi mundur të kontrollojmë, një pranim i qetë se ndoshta dashuria, fati dhe zgjedhjet tona nuk janë armiq të njëri-tjetrit, por thjesht forma të ndryshme të së njëjtës histori që jeta na lejon ta jetojmë me zemër të hapur.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit