Të buzëqeshësh edhe kur bie shi

Ndaje

Ka momente në jetën tonë kur gjithçka duket më e rëndë se zakonisht, kur rruga bëhet e paqartë dhe kur mendimet na tërheqin pas, por pikërisht në këto çaste ne kemi një zgjedhje të vogël, por të fuqishme.Të mos heqim dorë nga buzëqeshja, jo si një maskë por si një akt i heshtur force ndaj gjithçkaje që përpiqet të na rrëzojë sepse buzëqeshja nuk është gjithmonë shenjë se gjithçka është në rregull, por shpesh është dëshmi se ne kemi vendosur të mos dorëzohemi, se kemi zgjedhur të mbajmë një dritë të vogël brenda vetes edhe kur qielli mbi ne nuk është i kthjellët, dhe kjo e bën atë më të vërtetë, më të thellë dhe më të vlefshme se çdo gëzim i lehtë.
Në një botë që shpesh na mëson të presim momentin perfekt për të qenë mirë, ne fillojmë të kuptojmë se momentet nuk bëhen perfekte vetë, por marrin kuptim nga mënyra se si ne i jetojmë, nga mënyra se si ne zgjedhim të reagojmë dhe nga guximi për të buzëqeshur edhe kur nuk kemi të gjitha përgjigjet. Ka një forcë të jashtëzakonshme në një buzëqeshje të ndarë, në një shikim që kupton pa fjalë, në praninë e dikujt që të kujton se nuk je vetëm edhe kur dita duket më e gjatë se zakonisht, dhe pikërisht në këto momente ne kuptojmë se motivimi nuk është gjithmonë një zë i lartë që na shtyn përpara, por një ndjenjë e qetë që na mban në lëvizje.Sepse nuk është e nevojshme të presim që shiu të ndalet për të qenë mirë, nuk është e nevojshme që gjithçka të jetë e përsosur për të gjetur arsye për të buzëqeshur, mjafton të zgjedhim të mos ndalemi, të mos humbasim besimin dhe të vazhdojmë të ecim, hap pas hapi, me një qetësi që ndërtohet brenda nesh dhe në fund do ta kuptojmë se buzëqeshja nuk është thjesht një reagim ndaj lumturisë, por shpesh është fillimi i saj, një mënyrë e vogël për t’i thënë vetes se, pavarësisht gjithçkaje, ne kemi ende forcën për të vazhduar përpara dhe për ta bërë edhe një ditë të zakonshme të marrë kuptim.😊

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit