Mos mallko në emër të Zotit

Ndaje

Mos harro se Zoti e njeh të vërtetën përpara se ta thuash.Nuk ka nevojë t’i kujtosh Atij drejtësinë. Ai e di kush është i pafajshëm e kush gabon. Ti mjaftohu të jesh njeri i mirë, sepse kjo është mënyra më e bukur për ta nderuar Zotin. Mos lejo zemrën të plaket nga mllefi. Inati është një barrë e rëndë për shpirtin. Sa herë që mallkon, e ushqen errësirën brenda vetes. Sa herë që fal, e ushqen dritën. Mos mallko por lutu. Në vend të mallkimit dërgo një lutje për ndriçim edhe për ata që të kanë lënduar. Kështu forcohesh, sepse mirësia nuk është dobësi por fuqi që vjen nga Zoti. Mbaj mend se dashuria është gjuha e vetme që Ai dëgjon gjithmonë. Mallkimi është zhurmë që shuhet,dashuria është dritë që mbetet. Mos fol në emër të Zotit për të ndëshkuar por për të shëruar, për të falur dhe për të sjellë paqe.Zoti nuk banon në zemrën që gjykon, por në atë që kupton. Mos mallko në emër të Tij fali njerëzit në emër të dashurisë së Tij sepse kush fal, e ka Zotin brenda vetes.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit