Për shekuj me radhë, njerëzit që vuanin nga çrregullime psikike nuk konsideroheshin të sëmurë por të mallkuar, të poseduar nga forcat e së keqes ose ndëshkim i Zotit dhe ishte ky besim solli që solli pasoja katastrofike. Në Mesjetë, njerëzit me simptoma të psikozës, epilepsisë apo depresionit të thellë përballeshin me ekzorcizma të dhunshëm, rituale që shpesh përfundonin me vdekjen e “pacientit.” Inkuizicioni i Kishës i gjykonte si shtrigë ose magjistarë dhe i digjte të gjallë në sheshet publike, ndërkohë që turma duartrokiste dhe një nga praktikat më të çuditshme dhe më simbolike të Europës mesjetare ishte e ashtuquajtura “Anija e të Çmendurve” ndryshe Narrenschiffi. Qytetet e mëdha, duke dashur t’i “pastronin” rrugët nga njerëzit me çrregullime mendore, i vendosnin ata në anije dhe i dërgonin të lundronin pa destinacion por asnjë port nuk i priste, asnjë dorë nuk i ndihmonte dhe ata endacakë mbi ujë, larg syve të shoqërisë, ishin praktikisht të dënuar me vdekje të ngadaltë. Filozofi francez Michel Foucault, në veprën e tij të famshme “Historia e Çmendurisë”, e përshkruan këtë fenomen si një nga aktet më të ftohta të përjashtimit shoqëror që ka njohur njerëzimi. Me kohën, kur anijet u zëvendësuan nga institucionet, gjendja nuk u përmirësua shumë. Azilët e parë psikiatrikë nuk ishin vende shërimi por burgje. Pacientët lidheshin me zinxhirë, mbylleshin në qeli të lagëta dhe të errëta, ushqeheshin si kafshë. Rasti është në Bedlam, azili i famshëm britanik i Londrës, themeluar në vitin 1247 ku vizitorët paguanin biletë për të parë “të çmendurit” sikur të ishin kafshë në kopshtin zoologjik dhe kjo ishte “argëtim” për klasën e mesme dhe të lartë angleze. Kthesa, por pak e vonuar ku ndryshimi filloi ngadalë vetëm në fund të shekullit të 18-të, kur pionierë si Philippe Pinel në Francë hoqën zinxhirët nga pacientët e parë dhe argumentuan se çmenduriia ishte sëmundje dhe jo mëkat. Por edhe kjo “reformë” nuk ishte e plotë. Shekulli i 20-të solli praktika të reja horrori, lobotomitë, elektrogocat pa anestezi, sterilizimin e detyruar, të gjitha të kryera në emër të “shkencës.” Dhe kështu, historia e trajtimit të çrregullimeve psikike është në thelb, historia e frikës njerëzore ndaj asaj që nuk kuptohet kur njeriu nuk e kupton diçka por e dënon. Kur e tremb, e largon, dhe kur e sfidon botëkuptimin e tij, e shkatërron. Natyrisht sot dimë më shumë por a jemi vërtet larg asaj errësire?
Stigma ekziston ende.Njerëzit fshihen ende. Ndihma arrihet ende me vështirësi. Ndryshimi i vërtetë nuk është vetëm në ligje dhe spitale por në zemrat dhe mendjet tona. Ndaj ata që harrojnë historinë, janë të dënuar ta përsërisin.
Ndaje
