Campanella dhe Qyteti i Diellit, një ëndërr për një botë më të drejtë.

Ndaje

Tommaso Campanella, filozofi utopik i shekullit XVII, nuk shkroi thjesht për ide abstrakte, ai ëndërronte një shoqëri ku drita e dijes dhe e drejtësisë do të ndriçonte jetën e të gjithëve. Në veprën e tij të famshme, “Qyteti i Diellit”, ai ndërtoi një botë të organizuar ku pushteti nuk mbështetet në pasuri, ego apo dhunë por tek morali, dija dhe bashkëpunimi.Qyteti i Diellit nuk është një vend i largët por një shembull i një shoqërie ku njerëzit punojnë së bashku, ndajnë përgjegjësitë dhe burimet dhe kultivojnë talentet e tyre për të mirën e komunitetit. Ai na kujton se çdo shoqëri reflekton mendësinë dhe moralin e njerëzve që e përbëjnë, dhe se drejtësia nuk është diçka që vjen vetvetiu, por duhet ndërtuar me përkushtim dhe vetëdije. Në botën e sotme, ku ndarja, korrupsioni dhe interesat personale shpesh dominojnë, vizioni i Campanellës është më aktual se kurrë. Ai na sfidon të pyesim se si mund të ndërtojmë institucione dhe komunitete që i shërbejnë të gjithëve? Si mund të sjellim “dritën” e dijes dhe bashkëpunimit në jetën tonë dhe në qytetet tona? Qyteti i Diellit nuk është utopi e paarritshme por një thirrje për reflektim. Ai na mëson se çdo ndryshim fillon nga individi, të jemi më të ndershëm, më të bashkuar dhe më të vetëdijshëm për rolin tonë në shoqëri. Ëndrrat e Campanellës janë një kujtesë e fuqishme se utopia nuk është fantazi por udhërrëfyes për të jetuar me drejtësi, bashkëpunim dhe kuptim.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit