Ka lajme që nuk trokasin vetëm në ndërgjegje por e përplasin derën me forcë. Ka ngjarje që nuk kërkojnë thjesht lexues por dëshmitarë dhe ajo që ndodhi në Orikum nuk është vetëm kronikë e zezë apo statistikë dhune por një krismë morale që na gjen të gjithëve në faj. Aty ku u shua jeta e një gruaje, u rrëzua edhe iluzioni se shoqëria ka mundësi t’i mbrojë më të pambrojturit dhe mbi këtë heshtje të rëndë, dhimbja iu la trashëgim dy fëmijëve, pa i pyetur, pa u dhënë kohë, pa u lënë zgjedhje.
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Orikum nuk është thjesht një lajm që lexohet dhe harrohet brenda ditës por një plagë e hapur që na përket të gjithëve, sepse një grua humbi jetën nga dora e njeriut që duhej ta mbronte, ndërsa pas saj mbetën jetimë dy djem, 18 dhe 16 vjeç, të rrëzuar papritur në një botë që nuk u kërkoi leje për t’ua shembur gjithçka që njihnin si siguri dhe dashuri.
Nuk është hera e parë që ndodh një tragjedi e tillë dhe kjo e bën dhimbjen edhe më të rëndë. Sepse çdo herë që një histori e tillë përsëritet, ajo vjen si dëshmi se ne nuk kemi mësuar mjaftueshëm, nuk kemi folur mjaftueshëm, nuk kemi ndërhyrë kur duhej. Dhuna gjen gjithmonë terren aty ku heshtja ka hapur derën.
Nuk mund t’ua marrësh fëmijëve nënën dhe të mendosh se historia mbyllet aty.
Nuk mund t’i shkëpusësh nga gjiri i saj dhe t’u lësh në duar një dhimbje që nuk e mbajnë dot, një barrë që do t’u rëndojë çdo ditë të jetës.Nuk mund të mohosh jetën dhe të largohesh, duke ua lënë pasojat atyre që nuk kanë asnjë faj dhe asnjë mundësi për t’u mbrojtur.
Kur vetja del jashtë kontrollit, kur zemërimi errëson mendjen dhe dhuna merr fjalën, pasojat nuk mbarojnë me një akt të vetëm. Ato shtrihen në kohë, zgjasin në netë pa gjumë, në dhoma të heshtura, në vende bosh në tryezë, në pyetje që fëmijët do t’i mbajnë me vete përherë. Përse nuk u ndal, përse ndodhi, përse askush nuk foli më herët.
Dhuna nuk është çast por një zinxhir që u shtrëngua mbi dy jetë të reja që sapo kishin nisur të ndërtonin të ardhmen e tyre.
Të vrasësh nënën e fëmijëve të tu do të thotë t’u shkatërrosh themelet e jetës. Të mohosh jetën do të thotë t’u errësosh të ardhmen.
Dhe asgjë, as xhelozia, as zemërimi, as humbja e vetëkontrollit nuk mund të mbulojë një akt që lë pas fëmijë të thyer dhe heshtje të përjetshme. Kjo nuk është vetëm dhimbje por thirrje. Të flasim para se të jetë vonë.Të mos e quajmë më “çështje familjare” atë që është dhunë dhe krim.Të kërkojmë ndihmë para se zemërimi të kthehet në vendim të pakthyeshëm.Të kuptojmë se forca e vërtetë nuk është të sundosh tjetrin por të ndalosh veten dhe të zgjedhësh jetën. Sepse fëmijët nuk janë kolateral i gabimeve të prindërve.
Ata janë vazhdimi i jetës, dëshmitarët e dhimbjes dhe shpresa që ende mund të shpëtohet dhe askush, në asnjë rrethanë, nuk ka të drejtë t’ua presë rrugën. e rëndë që ndodhi në Orikum nuk është thjesht një lajm që lexohet dhe harrohet brenda ditës por një plagë e hapur që na përket të gjithëve, sepse një grua humbi jetën nga dora e njeriut që duhej ta mbronte, ndërsa pas saj mbetën jetimë dy djem, 18 dhe 16 vjeç, të rrëzuar papritur në një botë që nuk u kërkoi leje për t’ua shembur gjithçka që njihnin si siguri dhe dashuri.
Nuk është hera e parë që ndodh një tragjedi e tillë dhe kjo e bën dhimbjen edhe më të rëndë. Sepse çdo herë që një histori e tillë përsëritet, ajo vjen si dëshmi se ne nuk kemi mësuar mjaftueshëm, nuk kemi folur mjaftueshëm, nuk kemi ndërhyrë kur duhej. Dhuna gjen gjithmonë terren aty ku heshtja ka hapur derën. Nuk mund t’ua marrësh fëmijëve nënën dhe të mendosh se historia mbyllet aty.
Nuk mund t’i shkëpusësh nga gjiri i saj dhe t’u lësh në duar një dhimbje që nuk e mbajnë dot, një barrë që do t’u rëndojë çdo ditë të jetës.Nuk mund të mohosh jetën dhe të largohesh, duke ua lënë pasojat atyre që nuk kanë asnjë faj dhe asnjë mundësi për t’u mbrojtur.
Kur vetja del jashtë kontrollit, kur zemërimi errëson mendjen dhe dhuna merr fjalën, pasojat nuk mbarojnë me një akt të vetëm. Ato shtrihen në kohë, zgjasin në netë pa gjumë, në dhoma të heshtura, në vende bosh në tryezë, në pyetje që fëmijët do t’i mbajnë me vete përherë. Përse nuk u ndal, përse ndodhi, përse askush nuk foli më herët. Dhuna nuk është çast por një zinxhir që u shtrëngua mbi dy jetë të reja që sapo kishin nisur të ndërtonin të ardhmen e tyre. Të vrasësh nënën e fëmijëve të tu do të thotë t’u shkatërrosh themelet e jetës. Të mohosh jetën do të thotë t’u errësosh të ardhmen. Dhe asgjë, as xhelozia, as zemërimi, as humbja e vetëkontrollit nuk mund të mbulojë një akt që lë pas fëmijë të thyer dhe heshtje të përjetshme. Kjo nuk është vetëm dhimbje por thirrje.
Të flasim para se të jetë vonë.Të mos e quajmë më “çështje familjare” atë që është dhunë dhe krim.Të kërkojmë ndihmë para se zemërimi të kthehet në vendim të pakthyeshëm.Të kuptojmë se forca e vërtetë nuk është të sundosh tjetrin por të ndalosh veten dhe të zgjedhësh jetën. Sepse fëmijët nuk janë kolateral i gabimeve të prindërve. Ata janë vazhdimi i jetës, dëshmitarët e dhimbjes dhe shpresa që ende mund të shpëtohet dhe askush, në asnjë rrethanë, nuk ka të drejtë t’ua presë rrugën.
Ndaje
