Janari hyri me atë trokitjen e butë, si një mik që vjen i ngadaltë, i gjatë dhe pak i zymtë. Ai ecën nëpër dhomë duke të vështruar, me hapat e tij të ngadaltë që të bëjnë të mendosh më thellë. Ditët e tij janë si çelësa të ngurta që ngrihen njëra pas tjetrës dhe netët e tij të gjata të mbajnë zgjuar, duke të kujtuar çdo mendim të lënë pezull, çdo vendim të shtyrë dhe çdo pritje të pakuptimtë. Në të vërtetë është i lodhshëm, të rraskapit psikologjikisht, aspak dhunshëm por me delikatesë duke të vënë përballë vetes, duke të detyruar të kuptosh, të ndjesh, të reflektosh. Janari ka dhe diçka çuditshme. Të mëson të qëndrosh në heshtje, të njohësh boshllëkun e brendshëm dhe të gjesh forcën që fjalët e zhurmshme të vitit të kaluar nuk e lejonin.
Por ama nuk është vetëm i rëndë, përkundrazi, ka edhe një humor të fshehur, si një fëmijë që të sheh duke qarë dhe të thotë: “Eja, shiko, mund të bëjmë pak shaka ndërsa ecim.” Një kafe më shumë, një shaka e vogël, një minutë shtesë shtrirë në shtrat”
E pra, ai e di si të ta bëjë rrugën më të lehtë pavarësisht gjatësisë dhe lodhjes. Janari është një mik i gjatë dhe i lodhshëm, por të mëson të vlerësosh heshtjen, të ndjesh dhe të marrësh frymë në mes të ngadalësisë. I zymtë, i lodhshëm dhe emocionalisht rraskapitës, por gjithashtu të tregon qartazi bukurinë e fillimit të ri, një mundësi për të rifituar forcën dhe humorin që shpesh harrohet gjatë vitit. Por janari nuk është thjesht një muaj por një karakter, një rrugë dimri që të sfidon dhe të mban zgjuar, një mik që të lodh dhe të qesh, një kohë për t’u ndalur dhe për të rifituar vetveten. Shpesh ai të kujton se pas çdo janari të gjatë, gjithmonë vjen një shkëlqim i ri, një mundësi për të filluar nga e para.
Ndaje
