Lumturia nuk është diçka që mbërrin një ditë por një seri momentesh të vogla që zgjedhim të shohim. Sot dua të shkruaj për lumturinë e thjeshtë. Ajo lumturi që nuk ka nevojë për duartrokitje, për sukses të madh apo për aprovimin e botës. Është ajo ndjenjë që ndodh në heshtje, në përditshmërinë tonë, kur e vendosim vëmendjen tek gjërat e vogla që shpesh kalojnë pa u vënë re. Disa shembuj të sotëm më sollën një buzëqeshje të thjeshtë, aroma e kafesë së mëngjesit që mbush dhomën dhe të ngroh brenda, tingulli i shkrimeve në një librari të heshtur, hapat e një maceje që kalon pranë meje dhe më ndjen, pa fjalë.Një miqësi e thjeshtë, një mesazh i vogël nga dikush që kujdeset për ty, një ditë me diell pas shumë reshjesh,të gjitha këto janë burime të lumturisë që shpesh nuk i shohim sepse kërkojmë gjëra të mëdha. Psikologët thonë se lumturia e përditshme, e vogël, është baza më e fortë për mirëqenie. Ajo është ajo që na mban të qëndrueshëm kur sfidat vijnë, ajo që të lejon të ndjesh gëzim edhe në ditët më të thjeshta, edhe kur jeta duket e zakonshme. Sot, duke vënë re këto momente, ndjeva një ngrohtësi të brendshme që më mbushi zemrën.
Si një rreze dielli që depërton përmes reve , lumturia e thjeshtë depërton tek ne, në mënyrë të heshtur, por me fuqi të madhe.
Kur e ndjen këtë, kupton se nuk ke nevojë për shumë,për të ndjerë gëzim.Mjafton të jesh i pranishëm, të vësh re, të ndiesh. Sepse lumturia e thjeshtë është dhuratë nga njerëzit që na rrethojnë, nga natyra që na përqafon, nga momentet që shpesh i harrojmë.
Dhe sa më shumë e praktikojmë të vëmë re këto momente, aq më e fortë bëhet ndjenja e gëzimit, empatisë dhe lidhjes me botën rreth nesh. Deri në letrën tjetër, Unë…
Ndaje
