Letra Nr. 10 Për dashurinë për vetveten.

Ndaje

Sot dua të shkruaj për diçka që shpesh harrojmë, dashurinë për vetveten. Jo për arrogancën, as për vetëpëlqimin e shpejtë, por për atë ndjesinë e qetë, të ngadalshme, që lind kur pranon çdo pjesë të qënies tënde, edhe ato që nuk duket se janë të përsosura.
Shumë herë e masim veten sipas standardeve të botës, sukseset, miratimi i të tjerëve, krahasimi me të tjerët por psikologët na kujtojnë një të vërtetë themelore se dashuria për vetveten është baza mbi të cilën ndërtohet çdo forcë, çdo guxim dhe çdo ëndërr.
Nëse nuk e duam vetveten, çdo hap përpara bëhet i vështirë, çdo sfidë duket si mal i pakapërcyeshëm. Dhe unë e kam kuptuar këtë gjatë ditëve të heshtura kur lexoj , shkruaj dhe reflektoj për veten.Kam kuptuar se dashuria për vetveten nuk është të jesh i përkryer por të pranosh frikën, gabimet, humbjet dhe përpjekjet e dështuara.Është të njohësh forcën që ke pasur gjithmonë edhe kur nuk e sheh dhe kur e praktikoj këtë dashuri për vetveten, çdo ditë bëhet më e lehtë.Mësoj të zgjedh gjërat që më ushqejnë shpirtin dhe jo ato që më shkatërrojnë energjinë.Mësoj të ndalem për të vlerësuar arritjet e vogla dhe të mos jem tepër e ashpër me gabimet e mia.
Mësoj se unë nuk jam vetëm ajo që bëj por gjithçka që jam.Sepse dashuria për vetveten është si një libër që hapet çdo ditë.Disa faqe janë të bukura, disa faqe janë sfiduese, disa janë plot mistere që duhet të zbulojmë por çdo faqe ka vlerën e saj.
Dhe kur e kuptoj këtë, ndihem më e lirë, më e fortë dhe më e gëzuar për çdo hap që bëj. Deri në letrën tjetër, Unë…

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit