Dimri erdhi.

Ndaje

Jo me zhurmë por si një frymë e ngadaltë që mbështillet mbi rrugë dhe qytet, duke e bërë gjithçka të duket më qetësisht, më ndjeshëm. Shejet bien lehtë mbi palltot e pastruara, mbi dorashkat e ngrohta dhe mbi ombrelat shumëngjyrëshe që hapen si petale mbi rrugët e lagura. Aroma e tokës së lagur dhe e gështenjave të pjekura të shitësve ambulantë mbush ajrin me një melankoli të ëmbël, që të bën të ndalosh dhe të marrësh frymë më thellë. Palltot, që prej muajsh qëndronin të ruajtura në dollap tani vishen me kujdes, si një nevojë e thjeshtë për ngrohtësi, por edhe si një përqafim i heshtur për shpirtin. Duart e lidhura fort brenda dorashkave ndjejnë çdo pulsim, çdo prekje, çdo shenjë të pranisë së jetës. Dimri na mëson të ndalojmë, të shohim bukurinë në heshtje, të vlerësojmë gjërat më të thjeshta. Një filxhan çaji që avullon ngadalë, një batanije që ruan aromën e sirtarit, një libër që të shoqëron në udhëtimin e tij të heshtur. Në këtë stinë të ftohtë, por të mbushur me dritë të brendshme, kuptojmë se lumturia shpesh fshihet në gjërat më të thjeshta dhe se jeta, edhe nën akull, rritet ngadalë, me ritmin e vet të qetë dhe të ëmbël. Reflektim pas një vjeshte të gjatë

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit