Jemi mes nëntorit, dhe qyteti ngjan si një përrallë e qetë nën rrezet e diellit të ngrohta e të ëmbla. Ajri mban një aromë të lehtë të gjetheve që bien, ndërsa rrugët mbushen me hapat tanë të ngadaltë. Ka diçka magjike në këtë kohë, diçka që të fton të ndalosh, të marrësh frymë dhe të vështrosh gjithçka që të rrethon me sy të rinj. Çdo ndërtesë duket e ndriçuar nga brenda dhe nga jashtë, dhe ndonjëherë ndjej sikur qyteti flet në heshtje, duke na kujtuar se çdo ditë ka bukurinë e vet, edhe pse ne shpesh nuk e shohim. Një kafe e ngrohtë, një libër në dorë ose thjesht një ecje nën diellin e ngrohtë janë çaste që ngjallin qetësinë në shpirt. Në këtë vjeshtë të dielltë, ndjej një lidhje të veçantë me gjithçka rreth meje ,zogjtë që fluturojnë mbi pemë dhe njerëzit që kalojnë me buzëqeshje të heshtur. Të gjithë duket se marrin pak frymë nga ritmi i përditshëm dhe ndalojnë për të ndjerë jetën. Mësoj çdo ditë se lumturia nuk gjendet vetëm në ngjarje të mëdha apo arritje të jashtëzakonshme. Ajo është këtu, në momentet e vogla, të përditshme, që shpesh i harrojmë. Një rreze dielli mbi faqet tona, aroma e kafeve të ngrohta, tingulli i gjetheve që përshkojnë trotuarin. Kjo është vjeshta ime, kjo është paqja ime. Ndonjëherë mendoj se ne të gjithë kemi nevojë për këto çaste, për këtë ngrohtësi të heshtur që na rikthen te vetja. Dhe ndoshta, nëse i kushtojmë vëmendje, do të kuptojmë se çdo ditë ka një diell të vogël për të shijuar,vetëm duhet të ndalojmë dhe të shohim.
