Heshtja e Shpirtit të Qetë

Ndaje

Në një botë që ecën me shpejtësi, ku orët dhe arritjet matën vlerën e çdo dite, ne shpesh harrojmë të ndalojmë. Harrojmë të ndiejmë diellin mbi lëkurë, të dëgjojmë muzikën e heshtur të zemrës sonë, të shijojmë aromën e një kafeje të ngrohtë apo të buzëqeshim pa arsye. Ne kërkojmë lumturinë larg, në sukses, pasuri dhe dukje, kur ajo ndodhet gjithmonë aty ku jemi. Në momentet e thjeshta, në një bisedë të sinqertë me një mik, në një ecje nën shi apo në një mëngjes të qetë, ndjejmë atë paqe që nuk mund të blihet, nuk mund të fitohet me pushtet apo famë. Filozofia e Epikurit na mëson se qëllimi i jetës nuk është grumbullimi i pasurisë por çlirimi i shpirtit nga frika, ankthi dhe dëshirat e panevojshme. Lumturia qëndron në thjeshtësi, në mirënjohje dhe në pranimin e momentit. Të kujdesesh për shpirtin është një detyrë po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për trupin. Ushqeje me qetësi, mirësi dhe falje,largoje frikën, zemërimin dhe krahasimet. Kujdesu për mendimet e tua, sepse ato janë rruga drejt paqes ose trazimit të brendshëm.
Lumturia nuk është një objekt i largët por një realitet që jeton brenda nesh. Në heshtjen e shpirtit tonë, në pranimin e çdo momenti, gjendet arti më i madh i jetës.
Të jesh i lumtur me gjërat e vogla, të përjetosh çdo frymëmarrje me vetëdije dhe të gjesh ataraksinë,qetësinë e mendjes dhe paqen e brendshme. Në fund të çdo dite, ndalemi. Dëgjojmë heshtjen tonë, ndiejmë rrahjet e zemrës dhe kuptojmë se shtëpia e lumturisë është gjithmonë brenda nesh.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit