Ka mënyra të ndryshme për të shkatërruar një shoqëri.Nuk duhen luftëra, as armë, as kriza ekonomike.Mjafton të preken themelet e saj ,familja, arsimi dhe morali.Kur këto lëkunden, gjithçka tjetër rrëzohet bashkë me to. Sot, më shumë se kurrë, ndjej se po preket vetë zemra e shoqërisë sonë, familja. Në emër të “barazisë gjinore”, 28 organizata fitimprurëse po kërkojnë që Parlamenti të miratojë projektligjin për shumëfishimin gjinor, një iniciativë që, sipas tyre, është kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por ky nuk është integrim por deformim sepse nën petkun e “përparimit” po fshihet një tentativë për të zëvendësuar kuptimin e familjes, për të përmbysur rolet natyrore të nënës dhe babait, për të futur në shkolla koncepte që sfidojnë vetë identitetin e fëmijëve tanë. Si mësimdhënëse dhe si nënë, e ndiej detyrim të them hapur se Projektligji për shumëfishimin gjinor është një turp kombëtar. Nuk ka asnjë justifikim për ta futur në shkolla “nën siglën e edukimit për barazi gjinore”. Ne tashmë kemi lëndë që mësojnë respektin, mirëkuptimin dhe ndjeshmërinl si qytetari, filozofi, sociologji. Këto janë të mjaftueshme për të formuar mendje të hapura dhe zemra të drejta.Nuk kemi nevojë për ideologji të importuara që synojnë të relativizojnë rolet më të natyrshme të jetës njerëzore. Kush është ai prind që do të pranojë një kurrikul që i mëson fëmijës së tij se njeriu nuk ka më identitet por zgjedhje që ndryshon me modën? Kush është ai mësues që do të pranojë të orientojë fëmijët drejt konfuzionit në vend të ndriçimit? Nëse e lejojmë këtë, nuk po i mësojmë fëmijët të jenë të lirë por po i lëmë pa busull. Nëna dhe babai janë shtyllat e qytetërimit
Familja është themeli mbi të cilin ngrihet çdo shoqëri.
Nëna nuk është prapambetje por origjina e çdo dashurie dhe morali.
Babai nuk është figurë tradicionale për t’u zëvendësuar por mbështetje, drejtim dhe shembull.
Kur këto dy figura humbin vlerën, nuk kemi më fëmijë të sigurt, por breza të humbur në pasiguri.Shoqëria që e përbuz nënën, që e tall babain dhe që e përzien fëmijën në debate që nuk janë për moshën e tij, është një shoqëri që ka harruar vetveten.
Nëse për të hyrë në Evropë duhet të pranojmë këtë rrëzim të vlerave, atëherë ky nuk është integrim por asimilim. Në këtë debat, mësuesit janë vënë në pozitë të vështirë.T’u kërkosh atyre të zbatojnë një kurrikul që cënon identitetin e fëmijës është të abuzosh me rolin më fisnik të shoqërisë. Mësuesit nuk janë shërbyes të ideologjive, por ruajtës të dijes dhe të ndërgjegjes.
Shkolla nuk duhet të bëhet laborator eksperimentesh por vendi ku fëmijët mësojnë të njohin veten, jo të dyshojnë tek ajo që janë. Ne duam të jemi pjesë e Evropës por me dinjitet.
Evropa që duam nuk është ajo që na kërkon të mohojmë identitetin për të fituar miratim por ajo që respekton diversitetin e vërtetë të kulturave, vlerave dhe traditave.
Nëse për t’u quajtur “evropianë” duhet të pranojmë një kurrikul që rrënon familjen, atëherë nuk po bëhemi pjesë e Evropës por po largohemi nga njerëzimi. Unë flas si si nënë dhe si qytetare që nuk mund të heshtë.Fëmijët tanë kanë nevojë për dashuri, drejtim dhe qartësi dhe jo për konfuzion. Familja është themeli,aty lind morali, aty fillon edukimi, aty formohet karakteri.
Nëse shembim familjen, kemi shembur gjithçka. Anëtarësimi në BE nuk duhet të bëhet me turp.
Ai duhet të jetë me dinjitet, me rrënjët tona, me nënën, me babain, me fëmijët tanë.
Sepse kur shemben themelet, familja, arsimi dhe morali nuk ka Evropë që mund të na shpëtojë.
Nuk e duam anëtarësimin në BE me turp.Nëna dhe babai janë shtyllat e familjes dhe qytetërimit.
Ndaje
