Ne vendin ku era e perëndimit flet me zemrën

Ndaje

Jo me fjalë, por me kujtime. Me një gjuhë që nuk të godet, por të përshkon. Të afrohet ngadalë, të prek lehtë në sup, dhe pa e kuptuar, të fton të dëgjosh jo me vesh, por me shpirt. Atje, mbi atë ballkon të lartë ku qielli takohet me detin dhe ku ajri nuk është thjesht i pastër por i përshpirtshëm, era e fortë në perëndim sjell mesazhe. Herë të qarta si drita, herë të fshehura si mall. Dhe ti kupton se nuk je thjesht vizitor, por pjesë e kësaj toke. Me rrënjë, me gjak. Në Pilur, era flet me zemër , jo për të tronditur, por për të kujtuar me butësi se çdo hap që hedh është pjesë e një historie më të madhe. Një histori që nuk shkruhet me laps, por me jetë, me zëra që nuk harrohen, me rrënjë që përqafojnë kohën dhe me kujtime që çelin çdo herë kur era përshkon këtë tokë të shenjtë duke na thënë se ne jemi më shumë se thjesht udhëtarë , jemi trashëgimtarë të një shpirti që nuk shuhet kurrë. Në Pilur, çdo frymë e erës është një fjalë dashurie nga e kaluara që na mban të lidhur me atë që ishim, atë që jemi dhe atë që do të jemi përjetësisht.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Gazetare, lektore dhe personalitet mediatik, e njohur për qasjen e saj të mprehtë në hapësirën publike. Si kolumniste dhe zë kritik, ajo ndërthur përvojën në media me punën akademike, duke sjellë analiza të thelluara dhe komunikim të qartë. Ajo kontribuon aktivisht në formimin e mendimit qytetar e akademik dhe në promovimin e një kulture të informimit të saktë.

Brenda Temës

Të Fundit