Zoti Gonzato, jeta juaj private nuk është çështje publike

Ndaje

Ju thatë se orientimi juaj nuk përbën kërcënim për askënd. Dakord. Por a është e nevojshme që kjo të shpallet në një aktivitet publik, në javën kulturore europiane, ku pjesëmarrës janë edhe të rinj, edhe fëmijë? Të drejtat e njeriut nuk kërkojnë ekspozim personal për t’u respektuar. Kauzat nuk fitojnë peshë nga rrëfime intime, por nga integriteti institucional dhe veprimi serioz kundër diskriminimit. Kur një përfaqësues diplomatik zgjedh të flasë për jetën e tij private në emër të ndryshimit të “mendësisë së shqiptarëve”, lind pyetja: A po edukojmë shoqërinë apo po e sfidojmë me forcë për të pranuar një model të imponuar? Të drejtat tuaja nuk janë më të mëdha se të drejtën tonë për të mbrojtur fëmijët nga ekspozimi i panevojshëm dhe për të ruajtur kufijtë e privatësisë në jetën publike. Liria nuk është një spektakël, zoti ambasador…. Shqipëria nuk është një eksperiment social!

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste në fushën e medias dhe edukimit, me përvojë të gjatë në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative me fokus në etikën dhe komunikimin.

Brenda Temës

Të Fundit