Jemi në muajin e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, një kohë për të reflektuar mbi mirëqenien tonë psikologjike dhe atë emocionale.
Dhe sot kam dëshirë të shkruaj për një mënyrë të thjeshtë por të fuqishme, ushqimi i mendjes dhe shpirtit me muzikën. Ti i dashur lexues e di mirë sesi jeta e përditshme shpesh të mbush me zhurmë,punë, mesazhe, lajme, detyra të panumërta. Por a ke ndaluar ndonjëherë për t’i dhënë vetes një moment qetësie? Kur ke dëgjuar për herë të fundit një melodi që të ka prekur thellë?
Kur ke lënë që tingujt të të përqafojnë, të të qetësojnë apo të zgjojnë ndjenjat e fshehta? E pra, ndonjëherë,një violinë e butë mund të të qetësojë,një këngë rock mund të të zgjojë,xhazi mund të të çojë në një udhëtim që s’e kishe menduar kurre por mos harro se muzika nuk dëgjohet vetëm me veshë.Ti ndjen çdo notë, çdo ritëm, çdo pauzë. Ajo prek kujtime, shpreh emocione, rikthen qetësinë dhe nganjëherë ngazëllimin. Disa minuta me këngën e duhur mund të jenë më të fuqishme se orë të tëra meditimi. Ndaj, fillo ditën me një këngë të qetë . Lejo që ajo të vendosë ritmin e zemrës dhe të mendjes. Zgjidh muzikë sipas ndjenjave e nëse ndihesh i trazuar, lejo tingujt e fortë të shpërthejnë energjitë e brendshme. Nëse ndihesh i lodhur, zgjidh melodi që të qetësojnë.
Krijo një ritual të vogël muzikor 5 deri në 10 minuta në ditë sepse mjaftojnë për të rilidhur trupin dhe shpirtin.
Eksperimento me zhanre të ndryshme nga Klasike, tek xhaz, rock, sepse secila flet për një pjesë tjetër të ndjenjave të tua.
Lejo që muzika të flasë për ty,në ditë të vështira, dëgjo pa analizuar,lër emocionet të dalin dhe shmang sa të mundshëm zhurmën e panevojshme Ndonjëherë heshtja është gjithashtu pjesë e simfonisë tënde. Ndaj mos e harro se muzika është më shumë se tinguj. Ajo është një përqafim i padukshëm, një dashuri e heshtur për vetveten, një mënyrë për të rikthyer qetësinë dhe për t’u kujdesur për shpirtin tënd. Çdo herë që ndalon dhe dëgjon vërtet, ti je duke hapur portat e brendshme të mendjes dhe zemrës. Zgjidh një këngë të embël sot. Lëre trurin të marrë frymë. Lejo që zemra të pushojë. Sepse ti e meriton këtë përqafim të heshtur.
Ndaje
