Rëndësia e profesionit të veterinerit, një histori e vogël për jetën

Ndaje

Në një fshat të qetë, ku mëngjeset zgjoheshin me dritën e butë të diellit dhe mbrëmjet mbylleshin me aromën e natyrës, jetonte një vajzë që kishte një ndjeshmëri të veçantë për kafshët, sepse për të ato nuk ishin thjesht pjesë e peizazhit, por qënie që ndjenin dhe kishin nevojë për kujdes. Një ditë, pranë shtëpisë së saj u shfaq një qen i vogël, i dobësuar dhe i frikësuar, i cili mezi ecte dhe dukej sikur kishte humbur çdo shpresë për të vazhduar më tej, ndërsa njerëzit përreth kalonin pa u ndalur, sikur të mos e shihnin fare. Vetëm ajo u afrua ngadalë, e mori me kujdes në krahë dhe i dha pak ujë, ndërsa menjëherë kërkoi ndihmën e veterinerit të fshatit, i cili erdhi pa vonesë dhe me një qetësi të jashtëzakonshme filloi ta kontrollonte kafshën me durim dhe përkushtim. Ditët kaluan dhe ajo e vizitonte çdo ditë, duke parë se si përmes kujdesit të veterinerit, qeni i vogël ngadalë filloi të rikthehej në jetë, derisa një ditë u ngrit në këmbë dhe për herë të parë lëvizi bishtin me gëzim, sikur të kishte rifituar botën e tij. Në atë moment, vajza kuptoi se veterinerët nuk shërojnë vetëm trupin e një kafshe, por rikthejnë shpresën, jetën dhe besimin që ajo jetë nuk është e harruar. Ky profesion nuk është vetëm dije dhe teknikë, por një kombinim i rrallë mes shkencës dhe zemrës, ku çdo veprim bëhet me përgjegjësi dhe çdo jetë trajtohet me respekt. Rëndësia e veterinarisë qëndron në faktin se ajo mbron jo vetëm kafshët, por edhe ekuilibrin mes njeriut, natyrës dhe jetës që na rrethon çdo ditë, shpesh pa u vënë re. Sepse çdo jetë që shpëtohet, sado e vogël të duket, është një histori që vazhdon të jetojë më gjatë. Sot është dita e tyre. Dita e atyre që kujdesen për jetën që nuk flet, por ndjen. Gëzuar 27 Prillin, Ditën Botërore të Veterinarisë. 🐾

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit