Një vit që ikën, një dritë që vjen

Ndaje

U mbyll një vit dhe bashkë me të lihen pas lodhje, pritje dhe heshtje që na rritën më shumë sesa e kuptuam. Sot nis një tjetër, si një faqe e bardhë që nuk premton mrekulli, por mban brenda mundësinë për më shumë paqe, më shumë mirëkuptim dhe më shumë dritë. U lodhëm, u zhgënjyem por nuk u thye shpresa. Ia dolëm sepse qëndruam, sepse besuam edhe kur rruga ishte e paqartë. Ky vit na mësoi se forca nuk është mungesa e barrës por bekimi për ta mbajtur atë me dinjitet. Viti i ri le të na gjejë më të kthjellët, me zemër më të hapur dhe me besim se çdo hap i vogël ka kuptim. Qoftë i bekuar ky vit i Ri!
Le të sjellë paqe në mendje, dritë në shpirt dhe mirësi në rrugën tonë.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Gazetare, lektore dhe personalitet mediatik, e njohur për qasjen e saj të mprehtë në hapësirën publike. Si kolumniste dhe zë kritik, ajo ndërthur përvojën në media me punën akademike, duke sjellë analiza të thelluara dhe komunikim të qartë. Ajo kontribuon aktivisht në formimin e mendimit qytetar e akademik dhe në promovimin e një kulture të informimit të saktë.

Brenda Temës

Të Fundit