Në botën e egër, ku çdo hap është betejë për mbijetesë, ujqërit nuk janë vetëm grabitqarë. Ata janë simbol i mençurisë së natyrës, i disiplinës dhe i bashkëjetesës së drejtë.
Në çdo tufë ujqërish fshihet një filozofi që njeriu, në garën e vet për përparim, shpesh e harron,forca nuk vjen nga vetmia por nga harmonia.
Në çdo tufë ujqërish ka një rregull të padukshëm, por të fortë.Ujku udhëheqës ecën në mes ose pas tufës, për të vëzhguar dhe mbrojtur. Në krye shkojnë ujqërit më të moshuar,ata që njohin terrenin dhe dinë ku ka rrezik.Pas tyre, ecin më të rinjtë, të fortët, që janë gati të reagojnë në çdo çast.Në fund, si hijet e kujdesit, qëndron udhëheqësi, që mban nën vëzhgim çdo lëvizje, çdo frymëmarrje të tufës.
Kjo nuk është thjesht strategji por mençuri.
Një kujtesë se udhëheqja nuk është të jesh përpara, por të dish kur të ecësh pas, për të parë nëse të gjithë po mbërrijnë. Mes tyre është liria që respekton rregullin.Ndryshe nga njeriu që shpesh e përzien lirinë me kaosin, ujqërit e dinë se çdo liri kërkon kufij të drejtë.
Ata nuk luftojnë për të sunduar njëri-tjetrin, por për të mbrojtur tufën.
Nuk gërmojnë për pushtet por për balancë , një rend natyror ku secili ka rolin e tij, dhe ku fuqia matet me përgjegjësi, jo me dominim.
Ujku i mençur nuk është ai që ulëret më fort por ai që e di kur të heshtë, kur të presë dhe kur të udhëheqë. Në vetmi, një ujk është i brishtë, në tufë, ai bëhet i pathyeshëm.Kjo është një nga mësimet më të mëdha që natyra i jep njeriut,asnjë forcë e vetme nuk është më e fortë se forca e bashkimit.Kur një ujk plagoset, të tjerët nuk e lënë pas. Tufa ndalet, e pret, e mbron sepse për ta, mbijetesa nuk është individuale por kolektive.
Në çdo hap të tyre dëgjohet mesazhi.
“Ne ecim së bashku ose nuk ecim fare.”
Ujqërit nuk bëjnë zhurmë kot. Ata flasin me sy, me lëvizje, me frymë.Ata dinë të presin, të ndjekin erën, të njohin drejtimin pa kompas.Janë mjeshtër të durimit dhe të instinktit,dy cilësi që njerëzimi modern, në ngutjen e vet, i ka lënë pas.Në heshtjen e ujkut ka një mençuri të lashtë, një urtësi që s’vjen nga librat por nga vetë jeta.
Një intuitë që di të dallojë dobësinë nga mëshira, forcën nga dhuna, dhe drejtimin nga turpi.
Një mësim për njeriun që ujqërit nuk janë të egër por të drejtë.Ata nuk vrasin për kënaqësi por për nevojë. Nuk mburren me fuqinë e tyre sepse e dinë se çdo fuqi është e përkohshme, nëse humbet urtësinë. Nëse njeriu do të mësonte prej ujkut, do të kuptonte se mençuria qëndron te ekuilibri.
Të jesh i fortë por i drejtë.
Të udhëheqësh por të dëgjosh.
Të jetosh për vete por edhe për tufën.
E pra, ujqërit janë pasqyra e natyrës sonë më të thellë,ajo që kërkon bashkim, ndershmëri dhe instinkt të pastër. Në shoqërinë moderne, ndoshta ne kemi shumë fjalë, shumë zhurmë, por pak mençuri. E ndoshta, në heshtjen e pyllit, ku ujku ngre kokën drejt hënës, ndodhet kujtesa që kemi humbur se njeriu mund të mësojë nga çdo krijesë, nëse di të dëgjojë. Një homazh për mençurinë e natyrës dhe për të gjitha tufat që mbijetojnë duke e ruajtur shpirtin e bashkimit. 🐾
Ndaje
