Lidhja e lashtë me universin

Ndaje

Qysh nga kohët më të hershme, njeriu ka kërkuar kuptim dhe mbrojtje tek forcat e natyrës. Dielli, qielli, uji dhe toka nuk ishin thjesht elemente të botës fizike por fuqitë e shenjta që udhëhiqnin jetën dhe fatin e njerëzve. Kulti ndaj tyre nuk ishte vetëm ritual, por një dialog i përjetshëm mes njeriut dhe universit, një mënyrë për të kuptuar vendin tonë në botë dhe marrëdhënien me gjithçka që na rrethon.
Dielli, burimi i dritës dhe ngrohjes, ishte i shenjtë për çdo kulturë të lashtë. Përpara se të lindte çdo qytet apo perandori, njerëzit kishin mësuar të shikonin lindjen e diellit si një moment magjik. Një mëngjes pa diell ishte një mëngjes i humbur,çdo grackë e diellit në horizont shoqërohej me lutje, këngë dhe ofrime. Në Egjipt, dielli u mishërua në personifikimin e Ra-së, zotit që fluturonte mbi qiell me barkën e tij të shenjtë, duke sjellë dritën dhe rendin. Në kultura të tjera, dielli ishte simbol i energjisë, shëndetit dhe fuqisë, një qenie që ndriçonte shpirtin dhe trupin, duke mbajtur ekuilibrin e universit.
Qielli përfaqësonte pafundësinë dhe misterin. Ai ishte një horizont i pafund, një pasqyrë e së panjohurës dhe e magjisë, ku njerëzit shikonin yjet për t’u orientuar dhe për të kuptuar fatin. Në kulturat mesjetare, astrologët lexonin shenjat e qiellit për të parashikuar ngjarje të rëndësishme, nga mbjellja e të korrave deri tek luftrat e ardhshme. Qielli nuk ishte thjesht një sfond i kaltër por udhërrëfyesi i jetës, një simbol i lidhjes së njeriut me universin dhe një kujtesë se jeta jonë është pjesë e një harmoni më të madhe.
Uji, burimi i jetës, ishte i shenjtë dhe i frikshëm njëkohësisht. Ai jepte jetën, por mund ta merrte gjithashtu. Për civilizimet e lashta, lumenjtë dhe liqenet nuk ishin thjesht vendet ku njerëzit ushqeheshin apo lanin rrobat,ato ishin faqet ku flitej me hyjnitë, ku kërkoheshin shërime dhe ku ofroheshin sakrifica. Në Indinë e lashtë, rituali i larjes në lumin Ganges simbolizonte pastrimin shpirtëror, ndonëse uji i tij mund të ishte i rrezikshëm për shëndetin fizik. Në shumë kultura, ofrimi i objekteve apo kafshëve në lumenj dhe liqene ishte mënyra për të siguruar favorin e hyjnive të ujit dhe për të shmangur fatkeqësitë e mundshme.
Toka, mëmë dhe dhuruesja e jetës, ishte bazament i çdo komuniteti. Ajo nuk ishte thjesht dhe por nënë, mbrojtëse dhe ofrues i ushqimit. Në ritualet e lashta, njerëzit falenderonin tokën për frytshmërinë e saj, për mbjelljet e pasura dhe për të korrat që do t’i ushqenin për një vit të tërë. Në shumë kultura, secila mbjellje e parë shoqërohej me ofrime, këngë dhe valle, si një mënyrë për të treguar respekt dhe për të kërkuar bekimin e tokës. Disa fise shpesh ofronin kafshë ose gjëra të tjera të shenjta për të siguruar që toka të ishte bujare dhe për të ruajtur ekuilibrin midis njeriut dhe natyrës.Kulti ndaj këtyre elementeve ishte gjithmonë emocional dhe shpirtëror, jo thjesht praktik. Njerëzit ndjenin lidhje të thellë me natyrën, ku çdo fenomen natyror kishte kuptim dhe mesazh për jetën e tyre. Një erë e fortë, një stuhi e papritur, një rrjedhje e ujit, të gjitha interpretoheshin si shenja ose paralajmërime nga forcat hyjnore. Ky respekt i madh për natyrën krijoi edhe zakone dhe rituaj të përbashkët, që ndihmonin komunitetet të mbijetonin dhe të lulëzonin.Në shumë kultura, kulti i natyrës lidhej edhe me ritet e kalimit, si lindja, rritja dhe vdekja. Për shembull, në Egjipt, dielli dhe toka ishin pjesë e ritualeve të varrimit dhe të shpirtit,në Indi dhe Kamboxhia, lumenjtë shërbenin si vendet ku kryheshin larjet ceremoniale që pastronin shpirtin. Njerëzit mësonin të jetojnë në harmoni me elementet, të kuptonin ciklin e jetës dhe të ndjenin një ndjenjë të thellë falenderimi.
Kulti i Diellit, Qiellit, Ujit dhe Tokës nuk ishte vetëm një besim i largët i lashtësisë, por një mesazh i përjetshëm për njerëzimin,çdo element natyror ka një shpirt, një forcë dhe një mësim për ne. Ai mëson respektin, durimin, falenderimin dhe lidhjen me botën që na rrethon. Çdo lindje dielli, çdo lumë që rrjedh, çdo fushë e gjelbër dhe çdo grimcë toke përmbajnë një thirrje të heshtur të paraardhësve tanë, që na kujton se jeta është dhuratë e natyrës dhe se ne jemi pjesë e një harmonisë më të madhe.
Në një botë ku shpesh harrojmë lidhjen tonë me natyrën, ky kult i lashtë na kujton të ndalojmë, të shikojmë qiellin, të ndiejmë diellin, të dëgjojmë ujin dhe të prekim tokën, duke rikthyer emocionin e parë të njerëzimit. Një marrëdhënie e dashur, e respektueshme dhe e përjetshme me universin.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste në fushën e medias dhe edukimit, me përvojë të gjatë në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative me fokus në etikën dhe komunikimin.

Brenda Temës

Të Fundit