Miqësia nuk matet me kohën që kalojmë bashkë, por me momentet kur e ndjen praninë e dikujt në zemrën tënde. Sot dua të shkruaj për miqësinë dhe jo thjesht për ata që na buzëqeshin në sipërfaqe, por për ata njerëz që zgjedhim të mbajnë vend pranë zemrës sonë. Ata që ndihen si strehë në ditët e vështira, si dritë në errësirë, si krahë që na mbajnë kur rrëzohemi.
Në jetën timë kam kuptuar se miqësia e vërtetë nuk është gjithmonë e zhurmshme apo e dukshme. Ajo shpesh shfaqet në heshtje, një mesazh i thjeshtë kur e di që dikush ka nevojë, një telefonatë e papritur për të pyetur “si je?”, një kafe e ndarë pa fjalë të tepërta, thjesht me praninë e njëri-tjetrit. Sociologët thonë se miqësitë e thella janë një nga shtyllat më të forta të shëndetit tonë emocional sepse ato na ndihmojnë të përballojmë streset, dhimbjet dhe sfidat e jetës, sepse të dish se dikush të kupton pa gjykim është një dhuratë e çmuar. Dhe sot ndjeva këtë ngrohtësi kur një mikesjë më shkroi për të më kujtuar se nuk jam vetëm. Një mikeshë që e di çdo tërheqje të shpirtit tim, çdo frikë të fshehur, dhe prapë zgjedh të qëndrojë pranë.Dhe ndjeva mirënjohje për të gjithë ata njerëz që janë aty në heshtje, duke mbajtur shpresën dhe gëzimin tim, edhe kur nuk e kuptoj se sa e rëndësishme është prania e tyre. Por miqësia nuk është gjithmonë pa sfida. Ka mosmarrëveshje, keqkuptime dhe largime të përkohshme. Por ajo që i bën të forta është aftësia për të falur, për të kuptuar dhe për të qëndruar pranë, edhe kur gjithçka tjetër duket e largët.Ajo është dritë që nuk shuan, një pranverë që rikthehet gjithmonë, një kujtesë se zemra jonë nuk është e vetmuar.
Kur shkruaj këto rreshta, kuptoj se miqësia është një nga thesaret më të mëdhenj që mund të kemi.Ajo na mëson durim, empati, dhe rëndësinë e të qenit aty për dikë, jo vetëm kur është e lehtë, por edhe kur është e vështirë.
Ajo është një mbështetje e heshtur, por e fuqishme, që na kujton se jeta është më e bukur kur nuk jemi vetëm. Deri në letrën tjetër, Unë….
Ndaje
