Fotografia e votës ,kujtim personal apo deklaratë besnikërie?

Ndaje

Në çdo sezon zgjedhor, kutia e votimit, simboli më i lartë i lirisë qytetare, shndërrohet gjithnjë e më shumë në një skenë të heshtur të spektaklit politik. Aty ku duhej të sundonte privatësia dhe ndërgjegjja e lirë, sot ndodh shpesh një fenomen sa i çuditshëm aq edhe shqetësues. Fotografia në vendvotim. Për disa është “kujtim”, një çast që duan ta ndajnë në rrjetet sociale si simbol i angazhimit qytetar. Por për të tjerë, dhe këtu lind dyshimi më i madh, fotografia e votës është një “deklaratë besnikërie”. Një mënyrë për t’i dëshmuar eprorit, punëdhënësit, partisë apo grupit që i përkasin, se “detyrën” e kryen. E gjitha kjo ndodh nën petkun e një fushate ku më shumë sesa bindje, rëndësi merr mbikëqyrja dhe kontrolli i heshtur. Pse duhen këto foto? A është thjesht një modë e re politike, apo një shenjë frike dhe varësie? Demokracia, si sistem, mbështetet në lirinë e zgjedhjes. Por nëse ajo kthehet në detyrim të dokumentuar, atëherë s’kemi më votë

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste në fushën e medias dhe edukimit, me përvojë të gjatë në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative me fokus në etikën dhe komunikimin.

Brenda Temës

Të Fundit