Spanja ka dhënë një leksion futbolli dhe ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës, duke mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinale.“La Roha ” dominoi sfidën që nga minutat e para, duke treguar më shumë qartësi, ritëm dhe kontroll të lojës. Spanjollët nuk i lanë shumë hapësira një France që kishte ardhur me ambicie të mëdha dhe me bindjen se ishte një nga favoritët kryesorë për trofeun.Në minutën e 22-të, Spanja fitoi një penallti pas ndërhyrjes në zonë, ndërsa më pas golat e Mikel Ojarzabal dhe Pedro Porro vulosën një triumf të merituar.Franca u shfaq larg pritshmërive. Skuadra franceze nuk arriti të gjejë ritmin, mungoi krijimtaria dhe yjet e saj nuk mundën të ndryshonin fatin e ndeshjes. Në anën tjetër, Spanja tregoi një futboll të pjekur, të organizuar dhe me besim të madh. Kjo fitore është edhe një përgjigje ndaj gjithë atyre që e kishin parë Francën si kampionen e ardhshme. Në fushë fitoi skuadra më e mirë, ajo që luajti me qetësi dhe karakter.Pas 16 vitesh, Spanja rikthehet në finalen e Kupës së Botës, duke synuar të shkruajë një tjetër kapitull të artë në historinë e saj. Franca largohet nga turneu me zhgënjimin e një mundësie të humbur.
