A mund të ketë një emër më të përkryer se ai që i cakton Zoti?

Ndaje

26 vjet më parë,në këtë ditë të shenjtë, në Ditën e Shën Todrit, lindi Tedi, një dritë e vogël që do të mbushte zemrat tona me dashuri dhe krenari e ndërsa e shihja për herë të parë, ndjeva se ky emër nuk ishte zgjedhur nga rastësia, por nga një dorë më e lartë, e cila diçka të veçantë kishte caktuar për të.
Tedi, emri që tashmë nuk është thjesht një tingull por një bekim, një histori dhe një premtim. Dhe çfarë e bën këtë emër edhe më të bukur? Tedi e meriton çdo germë të tij në gjithçka që bën, si mendon, si gjykon, si analizon, si punon, ai tregon thellësinë e karakterit të tij dhe forcën e shpirtit. Ai e mban emrin e tij me dinjitet dhe përputh çdo ditë me atë që emri simbolizon, vendosmëri, mençuri, përkujdesje dhe një zemër që nuk ndalon së dhëni. Çdo hap i tij është një reflektim i brendshëm i asaj që emri i tij tashmë e përfaqëson, një jetesë me kuptim, një karakter të fortë dhe një prani që ndriçon. Tedi nuk është thjesht emri i tij por një bekim që Zoti e ka zgjedhur me kujdes, duke ditur se çfarë do të sillte në këtë botë, një njeri që mendon para se të veprojë, që gjykon me drejtësi dhe analizë, që punon me pasion dhe përkushtim. Në çdo fjalë, në çdo veprim, në çdo zgjedhje të tij ndjehet fuqia dhe thellësia që e bëjnë emrin e tij të përputhet me shpirtin që ai ka. E në këtë Ditë të Shën Todrit, ne nuk festojmë vetëm një emër por një jetë që e meriton atë, një njeri që e bën këtë emër të shkëlqejë çdo ditë më shumë. 26 vjet më parë, ekzaktësisht ditë e shtunë , Zoti i tha: “Ky është emri yt. Ky është rrugëtimi yt.” dhe Tedi, me çdo mendim, çdo analizë, çdo përpjekje dhe çdo veprim të tij, e bën këtë emër të gjallë, të fuqishëm dhe të papërsëritshëm, një bekim që ndriçon çdo zemër që ka fatin ta njohë.🌟

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste e angazhuar në fushën e medias dhe edukimit, me një përvojë të konsoliduar në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative, e orientuar drejt etikës, komunikimit dhe kulturës së informacionit. Gazetare dhe lektore e shkencave sociale ajo ndërthur përvojën mediatike me mësimdhënien, duke ofruar komunikim të qartë dhe analiza të argumentuara. Kontributi i saj shtrihet në forcimin e mendimit qytetar dhe në nxitjen e një kulture të përgjegjshme informimi, të mbështetur në saktësi, etikë dhe reflektim.

Brenda Temës

Të Fundit