Nga Vlora por pranë shpirtërisht.

Ndaje

Me penën time, me frymën time, me zemrën time, Mos ma prek familjen. Edhe kur s’jam fizikisht aty, zëri im mbërrin. Qëndrimi im bashkohet me zërat që ngrihen për të mbrojtur atë që është më e shtrenjta, më e brishta, më e shenjta,familjen. Për të mirën e brezave që vijnë, për çdo fëmijë që rritet mes nesh, për çdo ëndërr të pastër që meriton të mbrohet, unë flas, unë shkruaj, unë qëndroj. Sepse familja është themeli i shoqërisë. Është streha ku lind drita, ku ngrihet morali,ku formohet karakteri i njeriut. Dhe për këtë them me gjithë shpirtin tim. Mos ma prek familjen. Nga Vlora, por me zemrën aty ku ngrihet zëri i drejtësisë.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Gazetare, lektore dhe personalitet mediatik, e njohur për qasjen e saj të mprehtë në hapësirën publike. Si kolumniste dhe zë kritik, ajo ndërthur përvojën në media me punën akademike, duke sjellë analiza të thelluara dhe komunikim të qartë. Ajo kontribuon aktivisht në formimin e mendimit qytetar e akademik dhe në promovimin e një kulture të informimit të saktë.

Brenda Temës

Të Fundit