Programet e Reja Akademike dhe Përgatitja për Tregun e Punës Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë : Në frontin e Arsimit Modern

Ndaje

Në një botë që ndryshon me ritme të shpejta, arsimi i lartë është ura që lidh të rinjtë me të ardhmen , një mision që kërkon jo vetëm njohuri, por edhe vizion, përkushtim dhe guxim për të pranuar sfidat e kohës. Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, në këtë udhëtim po hedh hapa të vendosur drejt modernizimit dhe përshtatjes me kërkesat e tregut global të punës, duke u bërë një pikë referimi për arsimin cilësor në vend. Në këtë moment historik për universitetin, programet e reja akademike nuk janë thjesht oferta të reja studimi , ato janë premtim për një të ardhme më të ndritur, mundësi për të ndërtuar karrierë dhe për të qenë pjesë e një bote ku njohuritë dhe aftësitë bashkëjetojnë me inovacionin dhe kreativitetin. Por më e rëndësishmja, ky institucion është zemra e një komuniteti ku studentët, pedagogët dhe administrata bashkëpunojnë ngushtë për të krijuar një ambient ku secili ka vendin dhe zërin e vet. Ky editorial synon të hedhë dritë mbi ndryshimet thelbësore që po bëhen në Universitetin “Ismail Qemali”, duke nxjerrë në pah jo vetëm programet e reja, por edhe përkushtimin e të gjithë aktorëve që punojnë për të ardhmen e arsimit dhe të rinjve të vendit tonë. Për të kuptuar sesi ky universitet po formëson brezin e ardhshëm te profesionistëve , është e domosdoshme të ndalemi te secili aspekt që ndërton këtë zhvillim nga programet akademike, te infrastruktura, jeta studentore, e deri te eksperiencat ndërkombëtare dhe roli i lidershipit institucional. Programet e reja akademike dhe përgatitja për tregun e punës Per vitin akademik 2025- 2026 jane miratuar disa programe të reja, që reflektojnë kërkesat e kohës dhe orientimin drejt një arsimi praktik, cilësor dhe të ndërkombëtarizuar. Programet janë të ndërtuara në bashkëpunim me universitete partnere, institucione publike dhe kompani private, si dhe ofrojnë mundësi reale punësimi për të diplomuarit. Programet e reja për vitin akademik 2025–2026 përfshijnë: – Master i dyfishte i Shkencave në “Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike Kulturore”, në bashkëpunim me Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali

– Master i Shkencave në Administrim Publik

– Program studimi profesional “Operator Turistik”

– Master i Shkencave në “Marketing Digjital”

• Bachelor në Arkitekturë për Trashëgiminë Kulturore (në anglisht, bashkëpunim me Politeknikun e Barit)

• Bachelor i Shkencave në Inxhinieri Elektrike (program i dyfishtë me Politeknikun e Barit)

• Bachelor i Shkencave në Inxhinieri Mekanike (program i dyfishtë, 180 kredite)

• Master Profesional në Inxhinieri Armatimi (me profil naval dhe aviacion)

• Master Profesional 1-vjeçar – Kontrolli i Sistemeve Elektrike të Fuqisë

• Bachelor në Computer Engineering

• Master Profesional në Web Design dhe Dizajn Digjital

• Program 2-vjeçar në Geriatri

• Bachelor në Gjuhësi të Aplikuar në Turizëm (program i dyfishtë me Universitetin e Salentos, Itali)

Nderkohe programet ekzistuese vijojnë të forcohen përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe praktikave profesionale. Mobilitet ndërkombëtare dhe përfshirje akademike ndërkulturore

Universiteti “Ismail Qemali” është pjesë aktive e programeve të mobilitetit akademik si Erasmus+ dhe programe të tjera bashkëpunimi ndërkombëtar, duke i ofruar studentëve dhe stafit mundësi të vlefshme për shkëmbim përvojash, njohurish dhe kulturash.
• Studentët përfitojnë mundësi për të ndjekur semestra studimi apo praktika profesionale në universitete partnere në Europë, si Itali, Gjermani, Poloni, Francë, Turqi e më gjerë.
• Pedagogë të huaj mbajnë leksione, trajnime dhe mentorime në fushat teknike, shëndetësore, sociale dhe gjuhësore, duke sjellë eksperiencën dhe metodologjitë më të avancuara nga universitetet e tyre.
• Pedagogë shqiptarë kryejnë misione mësimdhënieje dhe trajnime në universitete partnere, duke ndërtuar ura bashkëpunimi të qëndrueshme.
• Universiteti mirëpret çdo vit studentë të huaj që zgjedhin të ndjekin semestra në programet në anglisht ose të marrin pjesë në projekte të përbashkëta ndërkombëtare.

Eksperienca Erasmus dhe programet ndërkombëtare janë jo vetëm një mundësi studimi, por edhe një hap i rëndësishëm drejt formimit të një perspektive globale, që i përgatit studentët për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës në një botë gjithnjë më të lidhur.

Stafi akademik dhe infrastruktura moderne

Stafi i Universitetit “Ismail Qemali” përbëhet nga pedagogë dhe kërkues shkencorë të kualifikuar, me tituj të avancuar akademikë, eksperiencë profesionale kombëtare e ndërkombëtare dhe angazhim të vazhdueshëm në projekte kërkimore dhe zhvillimore. Ata janë shtylla kryesore e cilësisë akademike, duke i dhënë studentëve jo vetëm njohuri, por edhe mentorim dhe mbështetje në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Laboratorët dhe hapësirat praktike janë të pajisura me teknologji të avancuara, duke përfshirë:

– Laboratori “Sukses” i përshtatur për të zhvilluar aftësimin praktik të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë

– Klasa Digjitale, me infrastrukturë logjistike moderne, e përshtatshme për të zhvilluar mësim me standarte bashkëkohore në programe studimi, të cilat lidhen me aplikacione teknologjike në ekonomi.

• Laboratorë elektronikë dhe elektrikë me platforma automatizimi dhe monitorimi të rrjeteve të energjisë.
• Laboratorë mekanikë me pajisje për dizajn teknik
• Laboratorë informatike për programim, siguri kibernetike dhe zhvillim web.
• Laboratorë detarë për simulime të lundrimit dhe monitorim të mjedisit detar.
• Laboratorë për kujdesin shëndetësor dhe edukim geriatrik.

Vlere e shtuar edhe Qendra e Inovacionit “SMART CITY HUB” e krijuar për zhvillimin e trajnimeve, seminareve dhe work-shop dhe takimeve me partnerë lokalë, kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e zhvillimit inovativ urban Rilindja e bibliotekës universitare dhe laboratorit mediatik përfaqësojnë një investim të rëndësishëm në infrastrukturën intelektuale dhe teknologjike të universitetit.
Në çdo fakultet, studentët kanë bibliotekat e tyre të specializuara, duke i lehtësuar aksesin në literaturën dhe burimet e nevojshme për studim dhe kërkim.

Jeta studentore dhe roli i administratës

Universiteti ofron një mjedis të pasur social, ku studentët përfshihen në aktivitete kulturore, sportive, debat dhe vullnetarizëm. Këshilli Studentor luan një rol aktiv në përfaqësimin e interesave të studentëve dhe në organizimin e aktiviteteve që nxisin bashkëpunimin dhe zhvillimin personal.

Specialistët e administratës janë shtylla që mbështet funksionimin efikas të institucioneve, duke u kujdesur për shërbimet akademike, organizimin e ngjarjeve, menaxhimin e burimeve dhe mirëmbajtjen e komunikimit ndërmjet stafit, studentëve dhe komunitetit.

Konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare, konkurset dhe forumi i studentëve

Universiteti është një qendër dinamike ku zhvillohen konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke tërhequr studiues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme. Këto ngjarje janë një mundësi e çmuar për shkëmbim njohurish dhe promovim të kërkimit shkencor.

Për studentët, pjesëmarrja në konkurse dhe gara akademike është një sfidë dhe një mundësi për të shfaqur talentin dhe njohuritë e tyre. “Zemra” dhe “fuqia” e universitetit janë pikërisht studentët, të cilët me entuziazmin dhe angazhimin e tyre bëjnë që komuniteti universitar të jetë një hapësirë e gjallë dhe kreative.

Një vizion i qartë për të ardhmen

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, përmes modernizimit të vazhdueshëm, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe përkushtimit ndaj cilësisë në arsim dhe kërkim, po ndërton një model të ri universiteti shqiptar, të hapur, të integruar, profesional dhe konkurrues. Studentët përfitojnë jo vetëm njohuri të avancuara, por edhe përvojë ndërdisiplinore dhe ndërkulturore që i bën gati për sfidat e tregut të punës global dhe shoqërive në zhvillim.

Ky është një universitet që nuk i përshtatet thjesht kohës por e formëson atë.
Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës nuk është vetëm një institucion i arsimit të lartë , është një hapësirë ku lindin ide, formohen profesionistë dhe ndërtohet e ardhmja. Rruga drejt ekselencës nuk është as e lehtë, as e shkurtër, por ky universitet ka treguar se me vizion, bashkëpunim dhe angazhim të palëkundur, mund të krijohet një model arsimor që i përgjigjet kohës dhe i paraprin asaj. Për të rinjtë që kërkojnë më shumë se një diplomë , që kërkojnë kuptim, drejtim dhe perspektivë , Universiteti i Vlorës është një derë e hapur drejt të ardhmes. Një universitet që nuk i mbron thjesht vlerat, por i jeton ato çdo ditë.Ky është momenti për të zgjedhur arsimin që të çon përpara , aty ku dijet, praktika dhe vizioni ndërthuren për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste në fushën e medias dhe edukimit, me përvojë të gjatë në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative me fokus në etikën dhe komunikimin.

Brenda Temës

Të Fundit