Dita Botërore kundër kancerit të gjirit. Ndërgjegjësim, kujdes dhe shpresë.

Ndaje

Çdo vit, më 25 tetor, bota ndalet për të reflektuar mbi një realitet që prek miliona njerëz , kancerin e gjirit. Është një sëmundje që prek zemrat dhe jetët e familjeve, duke sjellë frikë dhe pasiguri por është gjithashtu një thirrje për ndërgjegjësim, për veprim dhe për mbështetje. Kjo ditë na kujton se shëndeti nuk është diçka që duhet marrë si e mirëqenë dhe se çdo hap drejt njohurisë mund të shpëtojë jetë. Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme tek gratë por nuk e kursen as burrin. Ai mund të diagnostikohet në çdo moshë dhe shpesh herët simptomat mund të jenë të padukshme. Kjo bën që vetëkontrolli i rregullt dhe vizitat periodike tek mjeku të jenë instrumente jetike për zbulimin e hershëm. Sa më herët të diagnostikohet, aq më shumë mundësi ka për trajtim efektiv dhe mbijetesë. Por kjo luftë nuk është vetëm e individëve të prekur. Ajo është një betejë e përbashkët e familjes, komunitetit dhe shoqërisë. Stigma, frika dhe injoranca mund të jenë armë më të rrezikshme se vetë sëmundja. Ndërgjegjësimi, edukimi dhe solidariteti janë armët më të fuqishme. Të gjithë kemi një rol nga mësimi i shenjave të hershme tek mbështetja e pacientëve dhe familjeve të tyre , çdo veprim ka rëndësi. Në këtë ditë, nuk duhet të mendojmë vetëm për statistikën, por për historitë e jetëve që janë ndikuar, për sfidat e përballuara dhe për shpresën që lind kur diagnostikimi bëhet në kohë. Le të bëjmë të mundur që vetëkontrolli, edukimi dhe kujdesi të jenë pjesë e rutinës tonë të përditshme. Vetëm kështu mund të kthejmë frikën në veprim, pasigurinë në mbështetje dhe sfidën në shpresë. Dita Botërore Kundër Kancerit të Gjirit është më shumë se një datë në kalendar. Është një thirrje për të vepruar, për të mbrojtur jetët tona dhe jetët e të dashurve tanë. Parandalimi, ndërgjegjësimi dhe solidariteti janë çelësat e kësaj beteje. Çdo hap drejt njohurisë dhe kujdesit është një hap drejt shpëtimit të jetës.

Marieta Mërkuri
Marieta Mërkuri
Profesioniste në fushën e medias dhe edukimit, me përvojë të gjatë në gazetari, bibliotekonomi dhe zhvillimin e projekteve edukative me fokus në etikën dhe komunikimin.

Brenda Temës

Të Fundit