Edhe sot, përsëri, në 9.30. Çdo natë, në të njëjtën orë, dritat në Sheshin e Flamurit ikin papritur. Pesë minuta errësire që ndërpresin rutinën dhe krijojnë rrezik të panevojshëm për çdo familje. Dikush mund të jetë në ashensor, dikush në tualet, në dush… dhe ndërprerja e papritur e energjisë mund të jetë e rrezikshme. Dikush tjetër mund të vuajë nga klaustrofobia, dikush të shqetësohet ose të ndjejë frikë të panevojshme. Nuk është normale. Nuk duhet të ndodhë. Pesë minuta mund të duken pak por ndikimi tek njerëzit është i dukshëm dhe i drejtpërdrejtë. Përse ndodh kjo? A është një mënyrë për të shitur diçka? Një defekt teknik që askush nuk e rregullon? Të vërtetën ndoshta nuk do e mësojmë kurrë por të paktën mund të përgatitemi që çdo natë, për pesë minuta, do të përballemi me këtë errësirë të papritur dhe me pasigurinë që ajo sjell. Shiko statistikat dhe reklamat
Të gjitha reagimet:
26Irena Sota, Megi Gjyli dhe 24 të tjerë
